Site icon Telegrafi

Klopp paralajmëron edhe futbollistët tjerë pas dënimit të Sakhos

Jurgen Klopp ka folur në lidhje më dënimit që ia ka shqiptuar mbrojtësit francez, Mamadou Sakho, pas disa publikimeve në rrjetet sociale. 

Trajneri gjerman dëshiron një skuadër që punon shumë dhe pa fjalë, pasi vetëm kështu arrihet suksesi dhe këtë më së miri e tregon dënimi që ia ka dhënë Sakhos, duke mos e ftuar në disa ndeshje edhe pse është i gatshëm për lojë.

Megjithatë, sipas Klopp, ky rregull nuk vlen vetëm për francezin, por për të gjithë futbollistët, pasi duhet të punojnë fortë dhe të fokusohen vetëm në stërvitje dhe ndeshje.

Lexo po ashtu Carragher lavdëron Kloppin

“Kjo nuk është një rregull për Mamadou Sakho. Është një rregull për çdo lojtar”, ka deklaruar fillimisht Klopp.

“Duhet të punojnë fortë në stërvitje dhe të bëjnë më të mirën e tyre”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version