Telegrafi

Klopp: Nuk po më befasojnë paraqitjet fantastike të Tottenhamit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar paraqitjet e fundit fantastike të skuadrës londineze të Tottenham Hotspurs.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat të thellë prej 6-2 si mysafirë i skuadrës së Evertonit në kuadër të Ligës Premier.

Gjermani beson se paraqitjet e mira të Spursave këtë sezon nuk janë një befasi sepse janë një ekip i madh, i cili me pak investime po rivalizon ekipet e mëdha të ligës elitare angleze.

“Unë e pashë ndeshjen kundër Evertonit, Tottenhami ishte i pabesueshëm dhe bindshëm fitoi. Epo, ata dikur shënuan gjashtë gola në shtëpi të Evertonit. Nuk është e lehtë”, tha Klopp.

Tottenham Hotspur (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Nuk duhet të habitemi me Tottenhamin pasi që lojtarët e tyre janë nominuar edhe për titujt e më të mirit në Angli dhe Botë”, thotë ai.

“Ka ende shumë ndeshje, të gjitha ekipet janë në garë për titull dhe askush nuk është jashtë garës”, tha trajneri, i cili nuk e përjashtoi edhe Arsenalin dhe Manchester Unitedin.

Ndryshe, Liverpooli është lider i ligës angleze me 48 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Manchester City. /Telegrafi/