Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është optimist për rikthimin e Philippe Coutinho-s, por ai ka theksuar se nuk do të nxitojë për rikthimin e brazilianit në fushë.
Ylli i “Reds” është jashtë fushës së blertë nga 26 nëntori pas një lëndimi që kishte pësuar në duel me Sunderlandin.
24-vjeçari këtë javë zbuloi këtë se mund të rikthehet në terren në sfidën Liverpool- Manchester Cityt, takim ky qw do tw luhet në prag të Vitit të Ri, por Klopp ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend të rrezikojë me braziliani, i cili është lojtari kryesor tek Livepooli.
“Ne duhet të shohim kur ai mund të kthehet. Për momentin nuk kam ide”, ka thënë Klopp.“Unë jam personi më i durueshëm në Liverpool. Unë gjithmonë pres për dikë. Unë nuk mund të nxitojë për rikthimin e tij”.“Në këtë moment ai është duke u përmirësuar shumë”, ka theksuar strategu gjerman.
Coutinho ka shënuar pesë gola në 13 ndeshjet e Liverpoolit këtë sezon të garave në Premier League.