Telegrafi

Klopp: Nuk mund të imagjinoja një përfundim më të mirë të vitit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Manchester Cityt.

Tekniku gjerman ka thënë se Reds duhet të vazhdojnë me fitore edhe në pjesën e dytë të sezonit, pasi vetëm kjo ka rëndësi.

“Nuk do mund të imagjinoja një mënyrë më të mirë për të përfunduar vitin”.

“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet dhe të shikojmë çfarë do të ndodh në fund”.

“Lëndi i Henderson? Duhet të presim dhe të shikojmë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/