Site icon Telegrafi

Klopp nuk i mban lotët ndërkohë që urohet nga trajneri i fundit që e fitoi titullin para tij

Jurgen Klopp, Kenny Dalglish (Foto: Screenshot/Twitter)

Kenny Dalglish ishte trajneri i fundit që Liverpoolit ia solli titullin e Anglisë, para se Jurgen Klopp të bënte diçka të tillë.

Legjenda e Redsave e fitoi trofeun në sezonin 1989/1990 dhe tifozët është dashur të presin plot 30 vite që ta festojnë sërish një arritje të tillë.

Strategu gjerman, Jurgen Klopp, i cili ua mundësoi një gjë të tillë, nuk mund t’i mbante lotët derisa fliste për këtë sukses.

Dalglish, i cili e ka fituar titullin edhe si lojtar edhe si trajner i Liverpoolit, ka qëndruar me shampanjë para televizorit, duke pritur momentin kur Chelsea e mposhti Manchester Cityn dhe ‘Të Kuqtë’ u shpallën kampionë.

“Jurgen (Klopp) ka bërë një punë fantastike”, deklaroi 69-vjeçari, i cili vuri në pah sukseset e skuadrës gjatë sezonit që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version