Edhe pse jemi në periudhën e pushimit të përfaqësueseve, stërvitjet e klubeve me lojtarët që nuk janë ftuar nga vendet e tyre nuk ndalen.
Kjo gjë ndodhi edhe te Liverpooli pasi trajneri i skuadrës nuk dëshiron ulje të nivelit fizik.
Por, stërvitja e Reds u fol në media, jo për shkak të ndonjë lojtari, por për reagimin e Jurgen Klopp kur fotografi i skuadrës iu afrua për t’i treguar diçka.
Bëhet fjalë për një fotografi të një tifozi të vogël që kishte shkuar në shkollë i veshur si trajneri gjerman.
Dhe normalisht që e gjitha kjo i pëlqeu Kloppit, i cili nuk mbajti të qeshurat.
Liverpooli njihet për tifozët më të zjarrtë jo vetëm në Angli, por edhe në botë dhe ky është një veç një tjetër shembull.
Trajneri 50 vjeçar njihet për energjinë pozitive që shpërndan në skuadër dhe kjo gjithmonë është vlerësuar nga tifozët, edhe klubi ka kaluar në momente të vështira. /Telegrafi/