Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me formën e skuadrës në ndeshjen që e fituan ndaj Southamphton me rezultat 3-1.
Fitorja e ngjit Liverpoolin në krye, me dy pikë më shumë se Manchester City, por që ka një ndeshje më pak.
“Njerëzit duan që të luajmë si ManchCity, por nuk jemi në gjendje ta bëjmë atë gjë, në luajmë futbollin tonë”.
“Kemi 82 pikë, është diçka e pabesueshme në një kampionat të çmendur dhe të gjithë po presin çfarë do të bëjmë. Jam krenar. Është e pabesueshme”.
“Ishte fantastike, u thashë djemve që kemi mentalitet të shkëlqyer. Ishim të organizuar, ushtruan presion në mesfushën kundërshtare, thjesht duhet të rregullojmë fazën e mbrojtjes kur kundërshtari niset në kundërsulm. Ata shënuan një gol, mbrojtja nuk ishte perfekte, por ruajtëm qetësinë”.
“Salah nuk mund të pasonte për golin e tij, eci, eci dhe gjuajti në mënyrë fenomenale”.
“Jam shumë i lumtur për paraqitjen, e dinim që nuk do ishte e lehtë këtu. Southamphton ka një ekip shumë të organizuar, por shënuan dy gola të mrekullueshëm”.
“Është një moment mjaft delikat dhe të gjithë janë të emocionuar”.
“Zakonisht duhen 70-75 pikë për të shkuar në Ligën e Kampionëve dhe 90 pikë e diçka për të fituar titullin. Jemi ende në garë, kjo është diçka e bukur”, ka thënë klopp pas ndeshje. /Telegrafi/