Site icon Telegrafi

Klopp: Nuk e kemi plan ta shesim Coutinhon

Barcelona e kërkon me çdo kush në skuadër fantazistin e Livepoolit, Philippe Coutinhon, por së pari duhet të bindin trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Gjatë javëve të fundit është spekuluar shumë për një transferim të yllit brazilian te Barcelona, të cilët thuhet se kanë bërë edhe ofertë drejt tij.

Megjithatë, trajneri gjerman i Liverpooli ka reaguar duke thënë se ekipi që ai drejton nuk ka probleme financiare që të mendojë largimin e yllit të skuadrës.

Lexo po ashtu Barcelona ofron 60 milionë euro për Coutinhon

“Nuk kemi në plan të shesim Coutinhon. Pronarët na kanë siguruar se e kemi opsionin për të mos nxjerrë lojtarët më të rëndësishëm në treg”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Kjo do të thotë se ne mund të bëjmë blerje, pa shitur asnjë prej lojtarëve tanë pa dëshirën tonë”, përfundoi trajneri gjerman i “Reds”.

Klopp gjithashtu foli edhe për kontratën e re të firmosur nga braziliani me klubin anglez verën e kaluar duke shtuar se Coutinho do të ishte mirë të kishte një klauzolë prej 400 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version