Telegrafi

Klopp: Nuk ishte futboll i bukur, por i morëm tri pikët

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se skuadra e tij nuk zhvilloi futboll të mirë në fitoren prej 1-0 kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Falë autogolit të Nicolas Tagliafico, Redsat arkëtuan pikë të plota në përballjen e parë të fazës grupore që u zhvillua në Amsterdam ArenA.

Strategu gjerman e ka të qartë se ekipi i tij është dashur të luante shumë më mirë, por është shprehur i kënaqur vetëm për tri pikët.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

“Ishte mirë që e fituam ndeshjen. Kjo është e rëndësishme. Mendoj se të dyja skuadrat kanë munduar të luajnë më mirë”.

Lexo po ashtu Liverpooli mposht Ajaxin, vendos një autogol Tagliaficos

“Nuk i shfrytëzuam rastet tona që ishte e turpshme. Ajaxi e pati një të mirë që e goditi shtyllën. Kur je 1-0, gjëra të tilla mund të ndodhin, por në përgjithësi jam i kënaqur me ndeshjen”.

“Nuk ishte futboll i bukur, por i deshëm tri pikët dhe i morëm”, ka deklaruar Klopp për BT Sport. /Telegrafi/