Telegrafi

Klopp, nuk është vetëm trajner i madh, por edhe motivues dhe shokë i çdo lojtari (Video)

Getty Images

Liverpooli fitoi ndaj Stoke Cityt me rezultat 1-2.

Reds u gjendën në disavantazh 1-0, por me futjen e dyshes braziliane në pjesën e dytë, Philippe Coutinho dhe Roberto Firmino.

Këtyre golave dhe kësaj fitore iu gëzua si çdo herë tej mase edhe trajneri Jurgen Klopp.

https://twitter.com/ShieldSphere/status/850747665360998404

Tekniku gjerman festoi shumë pas fitores duke i përqafuar të gjithë lojtarët dhe duke i uruar për fitoren dhe paraqitjen e mirë.

Klopp njihet për motivin e madh që i jep lojtarëve dhe për këtë ai është shumë i dashuruar edhe nga tifozët.

https://twitter.com/D10_LFC/status/850763581419393024

Aktualisht Liverpooli renditet në vendin e tretë me 63 pikë, dy më shumë se Manchester City në vendin e katër.

Ndeshja e ardhshme e Reds në Ligën Premier është ndaj West Bromit. /Telegrafi/

https://twitter.com/Mootaz_LFC/status/850748845504032768