Jurgen Klopp nuk do të tentojë të ribashkohet me Mario Gotzen te Liverpooli – bën të ditur Standard.
Strategu i Redsave dhe anësori gjerman kanë qenë pjesë e Borussia Dortmundit duke i fituar dy tituj radhazi të Bundesligas, në sezonet 2010/2011 dhe 2011/2012.
Gotze u largua nga BVB në vitin 2013 duke kaluar te rivali Bayern Munich, ku qëndroi deri në vitin 2016 dhe u kthye sërish te klubi i tij i zemrës.
Sidoqoftë, 27-vjeçari pritet të largohet sërish në fund të sezonit dhe Liverpooli është përmendur si destinacion i mundshëm.
Megjithatë, Klopp nuk është i interesuar që ta ketë nën urdhrat e tij lojtarin gjerman, pasi është një moment tjetër futbolli, në një ligë krejtësisht ndryshe. /Telegrafi/