Site icon Telegrafi

Klopp nuk e lë të largohet Sturridgen

Është ndoshta lojtari më i përfolur në Angli për një largim të mundshëm nga Liverpool.

Por Daniel Sturridge nuk do të largohet si duket nga Anfield.

Është trajneri gjerman Jurgen Klopp që ka bllokuar largimin e tij nga Liverpool.

‘Daily Star’, shkruan se Klopp i ka kërkuar qëndrimin në Liverpool Sturridges dhe i ka siguruar hapësira më të mëdha.

E gjitha kjo vije pasi Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim dhe nuk do të mundet t’i ndihmojë të kuqve.

Por ‘The Reds’, do të mbeten edhe pa Sadio Manen për rreth dy muaj ku do të luaj në Kupën e Afrikës me Senegalin. /Telegrafi/

Exit mobile version