Site icon Telegrafi

Klopp: Mund ta riblenim Coutinhon, por paratë e fituara prej tij tashmë i kishim shpenzuar

Jurgen Klopp ka lënë të kuptohet se Liverpooli dëshironte të risjellte Philippe Coutinhon.

Ish-mesfushori i The Reds u bashkua me Bayern Munichun në një marrëveshje huazimi pas 18 muajve zhgënjyes me Barcelonën.

“Kjo tingëllon pak e çuditshme, por ne nuk mund t’i përballonim ato, por ne i kemi shpenzuar tashmë paratë që kemi marrë për të”, tha fillimisht trajneri gjerman.

“Ne nuk dëshironim ta dorëzoheshim, por Barcelona na kërkoi vetëm para. Ky veprim ka kuptim për të dyja palët”.

“Ai është një super lojtar dhe një djalë i shkëlqyeshëm. Ai është një futbollist i klasit botëror që mund të ndryshojë lojërat në mjedisin e duhur”, pohoi ndër të tjerash strategu.

Ndryshe, braziliani nuk e ka gjetur veten te Barcelona pas transferimit nga Liverpooli dhe tashmë është huazuar për një vite te bavarezët. /Telegrafi/

Exit mobile version