Telegrafi

Klopp: Nuk besoj se do ta mbyllim sezonin pa humbje

Jurgen Klopp (Foto: Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli nuk do të mund ta mbyllë sezonin pa humbje.

The Reds fituan në sekondat e fundit ndaj Aston Villës të shtunën me rezultat 2-1, e që deri më tani nuk kanë pësuar humbje.

Liverpooli aktualisht ka dhjetë fitore dhe një barazim që i nxori Manchester United, ndërsa Klopp ka bërë të ditur se ata nuk mund të mos humbin nëse zhvillojnë një lojë sikur ajo ndaj Villës.

“Nuk është e mundur që të mos humbasim, nëse zhvillojmë një lojë të tillë”, ka thënë Klopp.

“Nuk ishte ndeshje e keqe, por ne nuk e kishim mentalitetin fitues që na nevojitem edhe pse në fund shënuam dy gola”.

Lexo po ashtu Klopp flet për përmbysjen ndaj Aston Villës: Në asnjë moment nuk besoja se do ta fitonim ndeshjen

“Nuk është e mundur një gjë e tillë, por të them të drejtën nuk e mendojmë këtë gjë. Ne mendojmë se si ta fitojmë ndeshjen e ardhshme dhe atë tjetrën…”, ka shtuar më tej gjermani.

Liverpooli aktualisht është në pozitën e parë me 31 pikë pas javës së 11-të, ndërsa në javën e 12-të do të jetë nikoqir i Manchester Cityt. /Telegrafi/