Jurgen Klopp ka refuzuar të flas nëse ka ndonjë marrëveshje mes Liverpoolit dhe Barcelonës për transferimin e Philippe Coutinhos në Camp Nou.
Telenovela Coutinho-Barcelona ka kohë që ka filluar dhe duket se tashmë ka arritur majat me mediat spanjolle që e shohin si punë të kryer.
Disa mediume thonë se lojtari dhe klubi katalunas kanë arritur marrëveshje dhe disa tjera thonë se Liverpooli nuk dëshiron ta lëshoj lojtarin.
Firma e njohur e veshmbathjeve Nike, para disa ditëve bëri një postim ku tregonte ofertën për stampimin e fanellës me emrin e Coutinhos te Barcelona dhe trajneri i klubit, Klopp gjatë një interviste sot(e enjte) as nuk e ka mohuar dhe as pohuar një gjë të tillë.
“Të gjitha gjërat që mund të them tani do të krijojnë histori. Nuk kam asgjë për të thënë”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Është një afat kalimtar transferimesh, kjo është e gjitha”.
“E di se do të thotë që e kam hapur derën në gjysmë të rrugës sepse e përmenda se është një afat kalimtar transferimesh, por nuk kam asgjë për të thënë që do të më ndihmonte mua, lojtarin ose klubin”.
“Asgjë nuk kam për të thënë për këtë. Tetëdhjetë për qind e kamerave janë këtu për këtë gjë, por është humbje kohe për ta, kjo është ajo”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/