Site icon Telegrafi

Klopp mezi po pret ndeshjen me Bayernin

Jurgen Klopp (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë mezi po pret përballjen me Bayern Munichun në fazën e parë të eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Tekniku gjerman e njeh mirë klubin bavarez pasi në të kaluarën ishte trajner i Borussia Dortmundit dhe beson te skuadra e tij.

“Të gjithë e njohim stadiumin, atmosfera është e madhe. Është më të vërtetë udhëtim i mirë për të gjithë tifozët, është një qytet fantastik, pra çdo gjë është mirë”.

“Udhëtimi nuk është shumë i gjatë dhe natyrisht ne dimë më shumë për futbollin gjerman se sa ligën tonë, kjo është e vërtetë”.

“Në fund, lojtarët vendosin në fushë. Ta provojmë. Jo shumë kohë më parë kam luajtur në Bayern në ndeshje zyrtare, pra mezi po pres”, ka thënë Klopp.

Lexo po ashtu Salihamidzic: Liverpooli një arrë e fortë për t'u thyer, mezi po presim

Ndeshja e parë luhet në Anfield më 19 shkurt 2019, ndërsa ajo e kthimit më 13 mars.

Në anën tjetër trajneri i Bayernit, Niko Kovac, e ka pranuar se Liverpooli është favorit, por ata nuk ia kanë frikën askujt. /Telegrafi/

Exit mobile version