Jurgen Klopp ishte në dilemë në këtë fillim sezonin se kë ta fuste portier startues, pasi Liverpooli ka luksin t’i ketë dy portieri si Simon Mignolet dhe Loris Karius.
Nga tash e tutje Loris Karius është portieri i parë i Liverpoolit dhe kjo do të fillojë që nga ndeshje kundër Hull Cityt të shtunën.
Ky është vendimi që ka marr Jurgen Klopp. Karius ka ardhur këtë verë për 4.7 milionë funte nga Mainz.
“Ne kemi dy portierë të jashtëzakonshëm dhe cili të jetë në portë ne kemi siguri”, ka thënë Klopp pas ndeshjes me Derbyn.
Karius bëri paraqitje të mahnitshme kundër Derbyt në ndeshje e vlefshme për Kupën EFL.
Do të jetë një dush i ftohë për Simon Mignolet, i cili për tri vite ishte portieri kryesor. /Telegrafi/