Jurgen Klopp ka folur pas fitores së fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.
Liverpool ka fituar në shtëpi ndaj Burnely me rezultat të ngushtë 2-1.
Megjithatë, loja e treguar e ‘Redsave’ lë shumë për të dëshiruar dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajneri Klopp.
Sipas gjermanit, kjo ishte ndeshja e parë që skuadra e tij e fiton edhe pse luan në mënyrë të shëmtuar.
“Nuk ishte loja më e paharrueshme në historinë e Liverpoolit, por ishin tre pikë”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes.
“Kjo ishte ndeshja e parë e shëmtuar që kemi fituar. Zakonisht, kur ne nuk jemi aq të mirë kemi humbur”.
“Unë jam i lumtur vetëm për pikët e marra”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/