Telegrafi

Klopp i lumtur që do të përballet me Dortmundin

Jurgen Klopp ka thënë se është i lumtur që në çerekfinale të Europa Leagues do të përballet me ish-ekipin e tij, Borussia Dortmundin.

Menaxheri 48-vjeçar ka theksuar se mezi pret që t’ua prezantojë qytetin dhe stadiumin “fantastik” të Dortmundit.

“Jam i lumtur me shortin. Dje tregova përse duhet të përballemi me ekipin më të fortë në këtë garë, por nëse dëshironi ta fitoni Europa Leaguen, ju duhet t’i mposhtni ekipet më të forta”, ka thënë Klopp.

“Është mirë që do të luajmë kundër tyre dy ndeshje sesa një. Jam shumë i lumtur që do t’ia prezantoj ekipin tim Dortmundit. Jam i lumtur që t’ua tregoj qytetin dhe stadiumin e mrekullueshëm”.