Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ai është i gatshëm t’u kthejë shpinën nënshkrimeve të mundshme nëse ata nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19.
Coronavirusi i njohur si Covid-19 vazhdon të mbretëroj në gjithë botën dhe infektimet po vazhdojnë të jenë ende aktive.
Edhe futbolli është i prekur shumë nga ky infeksion dhe tashmë klubet kanë përpiluar rregulla për të shmangur infektimin e lojtarëve dhe tifozëve.
Gjermani i Liverpoolit, Klopp tashmë ka folur në lidhje me Covid-19, të cilin e ka lidh me transferimet e reja të Reds.
“E mora këtë pyetje në konferencën e fundit për shtyp dhe nuk e mendova, për të qenë i sinqertë”, ka thënë fillimisht Klopp për gazetarët, ku u pyet në lidhje me vaksinimin e lojtarëve.
“Ndoshta ishte faji im, sepse ne nuk jemi afër nënshkrimit të një lojtari!. Por, që atëherë kam menduar për këtë dhe po, do të jetë me ndikim. Patjetër…”.
“Nëse duhet të bëjmë të gjitha këto lloj gjërash, si ndërtimi i një ndërtese shtesë për lojtarët e pa vaksinuar… nuk do të ndodhë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/