Telegrafi

Klopp: Liverpooli është skuadër pa fat

Jurgen Klopp e ka bërë të qartë zhgënjimin e tij për barazimin e Liverpoolit ndaj Spartak Moskës (1-1).

Trajneri gjerman mendon se skuadra e tij do të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, mirëpo është dashur që dominimin ta konvertojë në gola.

“Siç e kam thënë edhe në disa raste të tjera, në këtë moment ne nuk jemi një skuadër me fat, ashtu që gjërat nuk po shkojnë mirë për ne”.

Liverpooli e dominoi ndeshjen, por nuk fitoi (Twitter/Liverpool)

“Luajtëm mirë duke krijuar raste ndaj një skuadre me mbrojtje mirë të orientuar. Nuk u lejuam shumë raste kundërshtarëve. Gjuajtja e lirë që e shënuan gol nuk ishte një gabim, prandaj është vështirë që ta ndryshojmë këtë”.

Lexo po ashtu Edhe një barazim për Liverpoolin, Sevilla shmanget në krye (Video)

“Ne e shënuam golin e barazimit, realizuam dhe është dashur të krijonim shumë më tepër raste… I patëm katër ose pesë raste të qind për qindta dhe ky është zhgënjimi më i madh, por kështu ndodh”.

“Në Ligën e Kampionëve, në fazën grupore, qëllimi i vetëm është kualifikimi në fazën tjetër dhe ne akoma e kemi atë mundësi”, ka deklaruar Klopp.

Fernando për skuadrën ruse dhe Philippe Coutinho për atë angleze i shënuan golat në këtë takim.

Philippe Coutinho shënoi golin e Liverpoolit (Twitter/Liverpool)

Pas këtij barazimi, Redsat mbeten në vend të dytë në Grupin E me dy pikë pas dy ndeshjes, ndërsa vendin e parë e mban Sevilla me katër pikë. /Telegrafi/