Jurgen Klopp e ka bërë të qartë zhgënjimin e tij për barazimin e Liverpoolit ndaj Spartak Moskës (1-1).
Trajneri gjerman mendon se skuadra e tij do të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, mirëpo është dashur që dominimin ta konvertojë në gola.
“Siç e kam thënë edhe në disa raste të tjera, në këtë moment ne nuk jemi një skuadër me fat, ashtu që gjërat nuk po shkojnë mirë për ne”.
“Luajtëm mirë duke krijuar raste ndaj një skuadre me mbrojtje mirë të orientuar. Nuk u lejuam shumë raste kundërshtarëve. Gjuajtja e lirë që e shënuan gol nuk ishte një gabim, prandaj është vështirë që ta ndryshojmë këtë”.
“Ne e shënuam golin e barazimit, realizuam dhe është dashur të krijonim shumë më tepër raste… I patëm katër ose pesë raste të qind për qindta dhe ky është zhgënjimi më i madh, por kështu ndodh”.
“Në Ligën e Kampionëve, në fazën grupore, qëllimi i vetëm është kualifikimi në fazën tjetër dhe ne akoma e kemi atë mundësi”, ka deklaruar Klopp.
Fernando për skuadrën ruse dhe Philippe Coutinho për atë angleze i shënuan golat në këtë takim.
Pas këtij barazimi, Redsat mbeten në vend të dytë në Grupin E me dy pikë pas dy ndeshjes, ndërsa vendin e parë e mban Sevilla me katër pikë. /Telegrafi/