Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë simbolikën e të qenurit në vendin e parë për festat e fundvitit, duke sugjeruar se lufta do të jetë e ashpër për titullin në Ligën Premier.
Një fitore prej 2-0 ndaj Ëolves të premtën e ka shtyrë ekipin me katër pikë më shumë në krye të tabelës.
Tetë nga nëntë ekipet e kaluara që ishin në vendin e parë për festat e fundvitit e fituan titullin, por kaq optimist nuk është Klopp.
“Nuk e di sa pikë do të na duhen, sa pikë secili ekip ka nevojë këtë vit”.
“Ajo që është më ndryshe është se të gjithë më pyesin për situatën, që jemi të parët nët abelë, por unë kam tëhnë katër herë se ekipi që vërtet se jemi në vendin e parë dhe më parë skuadrat që ishin në vendin e parë për festat e fundvitit fituan titullin, por a ka qenë ndonjëherë ka luftë e ngushtë?”.
Still unbeaten and top at Christmas.
UP THE REDS!🔴🔴🔴 pic.twitter.com/qMpx3ITFlx
— Liverpool FC (@LFC) December 21, 2018
“Mendoj se nëse edhe ekipet tjera si Tottenhami e Chelsea fitojnë atëherë do të kenë 40 pikë për Krishtlindje që është gjë e jashtëzakonshme”.
“Nëse dëshironi një kryetitull për gazetë, atëherë shkruani se Klopp thotë se ka nevojë për 105 pikë për t’u bërë kampionë. Unë nuk mendoj për asgjë. Thjesht dua që të përgjigjem në formë të sjellshme”, u shpreh Klopp.
Manchester City mund të mbyllë distancën në tabelë me Liverpoolin në një pikë me një fitore në shtëpi ndaj Crystal Palace të shtunën. /Telegrafi/