Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, lavdëroi yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, pas ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve mes Reds dhe Partenopei.
Napoli pësoi një humbje 2-0 në Anfield, por arriti të fitojë Grupin A falë një diferencë më të mirë golash në ndeshjet ballë për ballë.
Kvaratskhelia u larguar nga loja në fund të pjesës së dytë dhe shfaqja e tij në Anfield i bëri përshtypje trajnerit të Reds.
“Ai ka shpejtësi, është driblues, hyn brenda, mund të dalë jashtë, kjo e bën gjithmonë të vështirë”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë pas ndeshjes.
“Është një lojtar i mirë dhe unë mendoj se Trent luajti një lojë vërtet të mirë kundër tij, pasi i ishte me të vërtetë zjarr, nuk u zhgënjye nga një ose dy situata ku ai ishte i dyti më i mirë, qëndroi në lojë dhe unë e pëlqeva ndeshjen e Trent sonte”, përfundoi trajneri i Reds.
Napoli’s Khvicha Kvaratskhelia has been the talk of all of Europe this season ?
Liverpool boss Jürgen Klopp talks about the Georgian winger and his battle with Trent Alexander-Arnold…#UCL pic.twitter.com/U4rkBL69ss
— Football on BT Sport (@btsportfootball) November 2, 2022
Kvara ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje me Napolin këtë sezon, duke dhënë edhe 10 asistime.
Ylli gjeorgjian u bashkua me Partenopei për vetëm 10 milionë euro verën e fundit. /Telegrafi/