Site icon Telegrafi

Klopp lavdëron Shaqirin pas paraqitjes dy asistimeve që bëri shqiptari ndaj Aston Villës

Xherdan Shaqiri duket se tanimë ka lënë mbrapa lëndimin që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Ylli nga Kosova ka dhënë kontribut në fitoren e Liverpoolit 1-4 në udhëtim te Aston Villa.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të, teksa bëri dy asistime vendimtare në golat e Sadio Manes dhe Mohamed Salah.

E me lojën e mirë të Xherdanit ka mbetur i kënaqur edhe trajneri Jurgen Klopp, që ka lavdëruar paraqitjen e tij.

“Shaqiri bëri një lojë shumë të mirë, jam i kënaqur me paraqitjen e tij”, ka deklaruar Klopp.

Tutje trajneri gjerman ka lavdëruar edhe japonezin Minamino dhe Thiago Alcantarën.

“Minamino gjithashtu bëri një ndeshje të mirë dhe gjithashtu jam shumë i kënaqur edhe me Thiagon”, u shpreh ndër të tjera Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version