Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se lufta për titull në Ligën Premier është duke u mprehur dhe duke u bërë më e forta ndër vite.
Një fitore të shtunën në udhëtim te Arsenali do ta bënte këtë sezon startin më të mirë në histori të klubit nga Anfield pas 11 javësh.
City qëndron po ashtu në krye të klasifikimit me gjashtë pikë që ndajnë top gjashtë ekipet e para.
Për këtë arsye, Klopp beson se Liverpooli duhet të ketë një fokus të madh jo vetëm te kampionët aktualë.
“Ne luajmë dy herë ndaj Cityt. Maksimumi që mund të humbasim ndaj tyre janë tri pikë në këto ndeshje edhe pse unë e di se nganjëherë ndjejmë se është sikur gjashtë pikë”.
“Ju reagoni në atë që ata bëjnë. Nëse ata luajnë të premtën dhe ne të shtunën, atëherë për dy ditë ju mendoni për presionin mbi ne. Por, më pas e harroni Chelsean, Tottenhamin, Arsenalin e Unitedin”.
“Në Gjermani ankohen pse Bayerni është gjithmonë më i fortë dhe se kampioni dihet në tetor. Nuk është kështu këtë vit”.
“Është kështu si është dhe shrpesoj të qëndrojë deri në fund të sezonit. Ndoshta është kampionati më i mirë ndër vite në Angli. Vitin e kaluar, pak ekipe luajtën futboll të mirë dhe nuk kishin gjasa ta kapin Cityn sepse distanca ishte e lartë në tetor e nëntor.
“Është fantastike. Jam adhurues i madh i futbollit. Në anën tjetër të tabelës, ka ekipe që kanë shumë pak pikë dhe ata kanë mundësi të qëndrojnë në kampionat. Kjo e bën kampionatin edhe më interesant”, deklaroi Klopp.
Liverpooli i shkon Arsenalit sot nga ora 18:30 në Emirates Stadium. /Telegrafi/