Telegrafi

Klopp kritikon Atletico Madridin për lojën: Me lojtarët që ata kanë, nuk duhet të luajnë këso futbolli

Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit . (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

Liverpooli është larguar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Atletico Madridi me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.

The Reds u futën në lojë me rezultatin 1-0  nga ndeshja e parë, ku pësuan në Madrid.

Pas ndeshjes Jurgen Klopp nuk ishte i kënaqur me taktikat e skuadrës spanjolle.

Jurgen Klopp. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

Ai kritikoi taktikat e Atleticos dhe tha se ata nuk luajtje futbollin e duhur.

“Unë nuk e kuptoj, me cilësinë që ata kanë, që ata luajnë këtë lloj futbolli. Unë nuk e kuptoj”.

Diego Simeone e Jurgen Klopp. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images)

“Fituesi ka gjithmonë të drejtë. Por kur shoh lojtarë si Koke, Saul, Llorente … lojtarët që ata kanë, ata mund të luajnë një futboll të duhur”.

“Por ata luajnë thellësisht në gjysmën fushën e tyre dhe kanë kundër-sulmet”, ka thënë Klopp./Telegrafi./