Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur në kanalin zyrtare të klubit para ndeshjes së radhës në Ligën Premier.
Liverpooli takohet të shtunën me Newcastlen, një ndeshje shumë e rëndësishme për The Reds që duan një vend në Ligën e Kampionëve.
Trajneri gjerman shprehu mendimin e tij për vendimin e pronarëve të klubit për të marrë pjesë në Superligën Evropiane.
“ Unë i njoh pronarët, i njoh ata për gjashtë vjet. E di që ka pasur raste kur ata mund të mos kenë marrë vendimet e duhura. Këtë herë, me siguri”.
“Kjo nuk ndryshon shumë për mua. Sepse unë preferoj të merrem me problemet ose njerëzit që njoh më shumë sesa të ndryshoj, sepse mund të keni përsëri të njëjtat probleme”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/