Site icon Telegrafi

Klopp konfirmon se nga java e ardhshme tre yje të skuadrës rikthehen nga lëndimet

Liverpooli është njëra nga skuadrat më të pafat këtë edicion në Angli dhe jo vetëm.

Kampioni në fuqi i Anglisë po përballet me lëndime të shumta, por pavarësisht kësaj kanë treguar formë të mirë.

Virgil Van Dijk, Joe Gomez, Thiago Alcantara, Diogo Jota,  James Milner e Xherdan Shaqiri janë vetëm disa nga lojtarët e lënduar të Liverpoolit.

Megjithatë trajneri Jurgen Klopp ia ka kumtuar një lajm të mirë tifozëve të The Reds.

Gjermani ka konfirmuar se nga java e ardhshme në stërvitje të plota me grupin do të rikthehen tre lojtarë, duke përfshirë edhe Xherdan Shaqirin.

“Thiago Alcantara, James Milner dhe Xherdan Shaqiri do të rikthehen në stërvitje nga java e ardhshme”, ka deklaruar Klopp.

Kampioni në fuqi i Anglisë zë vendin e parë në tabelë pas 13 javëve me 28 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme këtë fundjavë, Liverpool do të luaj në udhëtim te Crystal Palace. /Telegrafi/

Exit mobile version