Site icon Telegrafi

Klopp konfirmon se Chamberlain ka dëmtuar ligamentet

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alex Oxlade-Chamberlain ka pësuar lëndime në ligamente dhe nuk është i sigurt se sa do të mungojë.

Mesfushori anglez pësoi lëndim në ligamentet e kyçit të këmbës në fitoren 1-0 të Liverpoolit në Kupën e Botës për klube ndaj Flamengos.

Oxlade-Chamberlain është parë në aeroport duke ecë me paterica dhe trajneri gjerman shpreson që të mos jetë serioz.

“Njëri nga ligamentet e kyçit të këmbës është i lënduar dhe shpresojmë që ta rregullojmë atë. Mund të marrë kohë ose mund të kthehet shpejtë, do të shohim”, ka thënë Klopp për lëndimin e anglezit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alex Oxlade-Chamberlain

Chamberlain nuk ka kohë që është rikthyer nga lëndimi, pasi që në vitin 2017 ishte transferuar nga Arsenali si i lënduar.

Lëndimi i tij u përsërit edhe në gjysmëfinale ndaj Romës në vitin 2018, e që bëri që ai të humbë edhe Kupën e Botës që u mbajt në Rusi. /Telegrafi/

Exit mobile version