Site icon Telegrafi

Klopp konfirmon lëndimin e Wijnaldum në fitoren ndaj Mariborit

LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 01: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and NK Maribor at Anfield on November 1, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Fitorja prej 3-0 e Liverpoolit ndaj Mariborit pati kosto më të lartë se sa që është menduar, pasi një dëmtim ka pësuar Georginio Wijnaldum.

Klopp konfirmoi se mesfushori ka pësuar një lëndim në nyje.

Wijndalum u largua pas 15 minutash me kapitenin e klubit Jordan Henderson që e zëvëndësoi atë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liverpoolit

Por, duke parë që Coutinho tashmë është jashtë fushave, fitorja ndaj kampionit slloven pati kosto të lartë.

“Askush nuk më ka folur deri tash për këtë. Në pjesë të parë i kam pyetur menjëherë dhe më thanë se ka enjtje të nyjeve. Ndoshta nuk është shenjë e mirë”.

“Ne kemi parë një goditje dhe ishte serioze. Më pas kishte enjtje. Por, nuk jam i sigurt nëse është i ndrydhur. Natyrisht, duhet të bëjmë një skanim”.

“Ishte penalti e mirë dhe intervenim fantastik. Unë e di se këta djem zakonisht shënojnë nga 11 metërshi, por ne do ta gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/

 

Exit mobile version