Mesfushori anglez i Liverpoolit, Adam Lallana ka pësuar një lëndim.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri Jurgen Klopp, i cili ka konfirmuar se do të mungojë disa muaj.
“Fatkeqësisht dëmi është aq i madh sa do të lë Adamin (Lallanan) për disa muaj. Mendoj se do të jetë jashtë fushave të blerta deri në muajin gusht apo shtator”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit.
Ai ka lënduar kofshën gjatë finales me Atletico Madridin në Audi Cup.
Theksojmë se në këtë takim shkëlqeu duke shënuar edhe një gol për Atletico Madridin, mesfushori shqiptar Keidi Bare. /Telegrafi/