Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka rritur mundësinë e daljes në pension apo vetëm pushimit të përkohshëm në zejen që ai ushtron.
Në një intervistë me Matthias Hielscher, gjermani ka folur për të ardhmen e tij në klub dhe çfarë do të bëjë kur të largohet nga Anglia.
Gjermani e pranon se nuk ka në plan të punojë në vitet e tij të fundit, por të udhëtoj në vende të ndryshme të botës.
“Kam një kontratë deri në vitin 2026 me Liverpoolin dhe dua ta përmbush atë, pastaj të pushoj”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Mund të jetë e fundit, por kush e di se si do të ndihem pas një viti, prandaj e la derën hapur, do të doja të udhëtoja shumë, jo vetëm të shtyhesha në karrocë apo të ecja me kallam”.
“Unë mund të shikoj futboll nga kudo. Prandaj nuk do ta bëj punën përgjithmonë…”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/