Jurgen Klopp do të vlerësojë në ditët në vijim edhe më mirë James Milnerin dhe Xherdan Shaqirin, përpara se t’i marr me vete për ndeshjen ndaj West Bromwich Albion, ndërsa Thiago Alcantara do të pritet të jetë plotësisht gati për tu kthyer.
Treshja ishin prezent në stërvitje e fundit në Qendrën e Trajnimit AXA, ku pritet të kthehen së shpejti në aksion.
Milner dhe Shaqiri mund të jenë prezent për ndeshjen që zhvillohet në Anfield të dielën, megjithatë.
“Shaq është stërvitur vërtet mirë. Millner dje kishte seancë të plotë, sot të kufizuar”.
“Është një situatë e re për ne; kemi akoma dy ditë të tjera me stërvitje derisa të marrim vendime”.
? Annual Christmas photograph
⚽️ #LIVWBA prep
? Thiago, Milner and Shaq all featureEnjoy a festive episode of Inside Training on Christmas Eve… pic.twitter.com/4aqCM5m1K9
— Liverpool FC (@LFC) December 24, 2020
“Thiago nuk do të përfshihet, ai së pari duhet të jetë në seanca stërvitore të plota dhe pastaj ne të fillojmë të mendojmë për të. Ai nuk është shumë larg, shpresoj”, ka thënë trajneri për treshen që ishte e dëmtuar. /Telegrafi/