Telegrafi

Klopp konfirmon dy mungesat e mëdha të Liverpoolit për ndeshjen ndaj Atleticos

Jurgen Klopp. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli do të mirëpres Atletico Madridin në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës ka një mision të vështirë para vetës, pasi duhet ta përmbysë rezultatin për të kaluar në çerekfinale.

The Reds pësuan humbje minimale 1-0 në ndeshjen e parë, teksa në të kthimit kanë disa mungesa.

Kapiteni Jordan Henderson është konfirmuar se do të rikthehet në mesfushë, ndërsa mungesat janë portieri Alisson Becker dhe Xherdan Shaqiri.

Jurgen Klopp dhe Alisson Becker . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Këtë e ka konfirmuar trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Fatkeqësisht Shaqiri dhe Alisson nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim ndaj Atletico Madrid”.

“Alisson nuk është stërvitur që pas ndeshjes me Chelsean dhe të shohim nëse do të jetë i gatshëm për javën tjetër”, deklaroi Klopp.

Vendin e portierit brazilian në formacionin bazë pritet ta zë spanjolli Adrian. /Telegrafi/