Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se koha për anësorin Xherdan Shaqirin do të vijë te klubi nga Anfield.
Shqiptari 26 vjeçar luajti vetëm 32 minuta për Liveproolin këtë sezon, pasi Salah, Mane dhe Firmino janë të pazëvëndësueshëm.
Por, gjermani ka lëvduar Shaqirin për imapktin në klub dhe ka thënë se ai do të ketë rastin e tij.
“Shumë i gjallë, shumë pozitiv. Nuk është për shkak të performancave, por edhe për shkak të djaloshit që është në zhveshtore”.
LIVE from Melwood with Jürgen Klopp. 🔴
Find out all the latest team news ahead of our @premierleague meet with Southampton. https://t.co/2ELPLS2IuN
— Liverpool FC (@LFC) September 21, 2018
“Të gjithë e duan Shaqirin, kjo është e gjitha dhe pa minuta të duhura, ky është një gabim i imi dhe jo i tij”.
“Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, të jem i sinqertë. Unë bëra vendime të ndryshme, por koha e tij te Liverpooli do të vijë, kjo ëhtë e sigurt”, deklaroi Klopp.
Liverpooli i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet këtë sezon dhe është në vendin e dytë në Ligën Premier. /Telegrafi/