Jurgen Klopp i ka dhënë një këshillë Philipp Lahmit për kritikat që i ka bërë në adresë të trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low.
Më parë këtë javë, ish-sulmuesi i Bayernit të Munichut, Lahm e kritikoi Lowin dhe i bëri thirrje që t’i zbut kriteret e rrepta rreth sjelljeve të lojtarëve .
“Si mund ta them këtë bukur? Mendoj se Lahm ishte një lojtar i madh dhe një ndër thyesit e rekordeve për Gjermaninë”.
“Por nëse duhej ta thoshte këtë, ai duhet ta kishte thirrur ose ta takonte ballë për ballë. Nuk mund të pajtohem me të. Cilat janë rregullat e rrepta? Djemtë duhet të mbërrijnë në stërvitje apo diçka?”
“Nëse po kërkon punë në DFB – shkoni atje, telefononi ose tregoni atyre. Mos flisni për ekipin tuaj kombëtar, ku keni luajtur deri kohët e fundit, sikur të mos keni qenë kurrë atje. Nuk e kuptoj”, tha trajneri i Liverpoolit.
Kjo e fundit ka startuar furishëm sezonin e ri të Ligës Premier duke shënuar dy fitore në po aq ndeshje.
Ndryshe, Lahm ka pasur përgjatë dhjetë vjetëve 113 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/