Telegrafi

Klopp kërkon shitjen e shtatë lojtarëve nga Liverpooli

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli është duke i bërë planet për transferimet që do t’i bëjë në këtë afat kalimtar, ndërsa mund të përfitojë mbi 100 milionë euro nga shitjet e disa lojtarëve.

Për ‘The Reds’, sezoni ende nuk ka përfunduar, pasi do ta zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit më 1 qershor në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.

Me të përfunduar finalja e madhe, Liverpooli do të fillojë të mendojë për transferimet që dëshiron t’i realizojë në verë, por fillimisht do të heqë dorë nga disa lojtarë.

Nathaniel Clyne (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Skuadra angleze po mendon që t’i shesë Marko Grujicin dhe Harry Wilsonin, që nuk janë në planet e Jurgen Kloppit, gjersa do t’i konsiderojnë ofertat nga 25 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool

Nathaniel Clye dhe Simone Mignolet, janë po ashtu në listën e lojtarëve që do të largohen nga Anfield Road, ndërsa dyshes mund t’i bashkohen edhe lojtarët e rinj, si Rafa Camacho, Ryan Kent dhe Taiwo Awiyi, që konsiderohen në vlerën e 11 milionë eurove. /Telegrafi/