Site icon Telegrafi

Klopp kërkon përqendrim nga futbollistët e tij për ndeshjen kthyese

Liverpooli do ta luaj ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

The Reds fituan takimin e parë në Anfield me rezultat të pastër 2-0, një rezultat komod para ndeshjes së kthimit.

Jurgen Klopp ka folur para sfidës së kthimit, duke thënë se janë në formë të mirë edhe pse duhet të jenë të vëmendshëm pasi mund të shkojnë gjërat keq.

“Arrijmë në këtë përballje në një formë të mirë, me një rezultat të favorshëm, por nëse hyjmë më këmbën e gabuar në këtë sfidë, gjithçka mund të komplikohet”.

“Duhet të jemi të përgatitur edhe për mundësinë që mund të vuajmë disi. Duhet të jemi të përqendruar në çdo moment. Duhet të bëjmë presing dhe të jemi të gatshëm për të vuajtur, gjithashtu duhet të reagojmë në momentin e duhur”, u shpreh Klopp.

The Reds kanë fituar të gjitha ndeshjet si mysafirët këtë edicion në Ligën e Kampionëve, duke fituar te Porto, Atletico Madrid, Milan, Inter e Benfica.

Lexo po ashtu Emery paralajmëron Liverpoolin: Luajmë para tifozëve tanë, duam të shkojmë në finale

“I kemi fituar të gjitha me meritë pasi kemi bërë mirë. Kemi luajtur shumë mirë në çdo udhëtim, nga Atletico, në Porto dhe gjithashtu në Milano përballë Interit”, tha Klopp.

Krejt në fund trajneri gjerman u shpreh se ndeshja më e rëndësishme është finalja, derisa kjo ndaj Villarrealit është e dyta për nga rëndësia.

Lexo po ashtu Efekti Klopp, pesë lojtarë pritet të nënshkruajnë kontrata të reja me Liverpoolin

“E drejtë ose jo, për mendimin tim është ndeshja e dytë më e rëndësishme. Më e rëndësishmja do të jetë finalja. Megjithatë, asgjë nuk po e marrim si të mirëqenë, skuadra është e fortë dhe ne jemi gati për këtë moment”, përfundoi Klopp. /Telegrafi/ 

Exit mobile version