Site icon Telegrafi

Klopp kërkon mesfushor që luan edhe në mbrojtje

Liverpool janë të gatshëm të blejnë këtë muaj.

Të dhënat e përditshme thonë se shefat e Anfieldit janë të vetëdijshëm për problemet e lëndimeve të lojtarëve.

Ata kanë vendosur që me rekomandin të trajnerit, Jurgen Klopp të hapin kuletën e tyre dhe të transferojnë një futbollist.

(Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Raportohet se gjermani është i prirur ta sjell në ekip një lojtar të lirë dhe efektiv për të mbyllur hendekun përpara fundit të sezonit.

Dhe Liverpool tani po ndjek në mënyrë aktive tregun për një lojtar me përvojë të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

Në mënyrë specifike janë në kërkim të një mesfushori që mund të luajë gjithashtu edhe në mbrojtje.

Ndryshe, Liverpooli ka humbur tash e sa kohë shërbimet e tre qendër mbrojtësve, Dejan Lopvren, Joel Matip dhe Joe Gomez. /Telegrafi/

Exit mobile version