Site icon Telegrafi

Klopp kërkon falje pas humbjes nga Evertoni

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar falje pas humbjes ndaj Evertonit të mërkurën mbrëma me rezultat 2-0.

Reds u mposhten me rezultat 2-0 në udhëtim të rivali i urryer lokal, Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Kjo humbje ka zbehur shumë gjasat e Liverpoolit për titull, pasi kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në mbylljen e sezonit.

Lexo po ashtu Liverpooli duket se i thotë lamtumirë titullit në Ligën Premier me humbjen nga Evertoni

Pas kësaj humbje, Liverpooli është i dyti në tabelë, tre pikë pas Arsenalit që ka një golavarazh superior, ndërsa Manchester City është një pikë prapa Reds, por ka dy ndeshje më pak.

“Arsenali dhe Manchester City duhet të kenë një moment shumë të keq”, ka thënë Klopp për Sky Sports kur u pyet nëse Liverpooli është ende në garën për titull.

“Nuk e di. Për sot mund t’i kërkoj falje njerëzve. Duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version