Telegrafi

Klopp kërkon ende përmirësim, Lallanan e quan lojtarin më të mirë anglez (Foto)

Jurgen Klopp u shpreh tejet i ngazëllyer me fitoren e ekipit të tij ndaj Middlesbrough.

Një fitore prej 3-0 ka mahnitur tifozët e Liverpoolit, por jo edhe trajnerin Klopp, i cili ka kërkuar përmirësim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpooli

“I kënaqur me performancën dhe rezultatin, por ka hapësirë për përmirësime. Kritik për ekipin që po i zhagit aksionet, pasi ne është dashur që të mbyllim ndeshjen më herët”.

Klopp në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Middlesbrough kishte momentet e veta, por ishte një ndeshje më intensive se sa që është dashur të jetë”.

“Lallana? Mendoj se ne kemi lojtarin më të mirë anglez në ekip”, u shpreh Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/