Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp përsëri ka deklaruar se ai ka nevojë për një transferim të një qendërmbrojtësi pas fitores ndaj Tottenham Hotspur.
Joel Matip dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës gjatë pjesës së parë të fitores 3-1 të Ligës Premier ndaj Tottenham të enjten në mbrëmje.
Liverpooli tashmë ishte pa Fabinhon, i cili e kishte humbur ndeshjen me një problem të vogël të muskujve.
Me lëndimet afatgjata të Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, Reds përfundoi ndeshjen me Jordan Henderson dhe Nat Phillips si dyshe e qendrës së mbrojtjes dhe me 19-vjeçarin Rhys Williams si opsionin e vetëm tjetër.
Jürgen revelled in the Reds' performance during #TOTLIV while confirming that Joel Matip sustained an ankle ligament injury tonight ⬇️
— Liverpool FC (@LFC) January 28, 2021
“Ju mund ta imagjinoni se ne mendojmë për gjithçka, natyrisht”, ka thënë fillimisht trajneri i Liverpoolit.
“Ne kemi menduar tërë kohën, po mendojmë gjatë gjithë kohës. Bëhet fjalë për të bërë gjënë e duhur”.
“Unë nuk jam zgjedhës ose çfarëdo tjetër, por duhet të gjejmë lojtarin e duhur”.
“Ne kemi lojtarë akoma, por jo shumë në vijën mbrojtëse për të qenë i sinqertë – është me të vërtetë e pabesueshme se çfarë po ndodh”, përfundoi Klopp. /Telegrafi/