Telegrafi

Klopp i kënaqur me shortin në Ligën e Kampionëve

Skuadra angleze, Liverpool ka pasur fat në shortin e hedhur në Monte Carlo për grupet e Ligës së Kampionëve.

Gjiganti anglez do të luaj në Grupin E, së bashku me Spartakun e Moskës, Sevillën dhe Mariborin.

Trajneri gjerman i ‘The Reds’, ka deklaruar se është i kënaqur me shortin.

“Shorti është i mirë për ne. E kemi përcjellë së bashku me disa lojtarë dhe të jemi pjesë e këtij grupi është e veçantë”, tha Klopp.

“Ka grupe me Bayernin, Barcelonën, Juventusin dhe Real Madridin. Të mos përballesh me to është gjë e mirë dhe jo gjë e keqe”.

“Me Sevillën kemi llogari të hapura, ndërsa për të udhëtuar në Moskë është rrugë e gjatë. Mariborin shumë kush do ta nënçmonte por ne jo, do t’i respektojmë të gjitha”, ka deklaruar Klopp. /Telegrafi/