Telegrafi

Klopp i kënaqur me ekipin pas fitores shumë të thellë ndaj Crystal Palace

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte i kënaqur me lojtarët e tij pas fitores ‘shkatërruese’ të ekipit të tij ndaj Crystal Palace në udhëtim.

Reds arritën të bëjnë një paraqitje brilante duke marrë një fitore të thellë në udhëtim te klubi londinez, me golat që u shënuan nga Mohamed Salah dhe Roberto Firmino nga dy herë dhe Takumi Minamino, Jordan Henderson dhe Sadio Mane nga një herë.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin gjerman të Liverpoolit, Klopp, i cili ka thënë se ndihet i lumtur me lojtarët e tij.

Lexo po ashtu Liverpooli tregon fytyrën e liderit dhe të kampionit ndaj Crystal Palaces - i shënon plotë shtatë gola

“Ishte punë e vështirë, pasi kishte shumë kundërsulme nga Crystal Palace në pjesën e parë ku na duhej për t’u mbrojtur. Përfundimi ynë në pjesën e parë ishte klinik. Pastaj, 3-0 në pjesë të parë nuk ka mbaruar por ne e kemi kontrolluar ndeshjen dhe kemi shënuar gola të mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Djemtë janë të aftë për këtë, por kjo nuk ndodh çdo javë. Sot ajo ndodhi. Kjo është një periudhë shumë intensive, djemtë duhet të jenë shumë krenarë për paraqitjen”.

“Ne marrim një ditë pushim nesër, pastaj përgatitemi për Ëest Brom dhe diferenca e golave ​​është e mirë për shkak të rezultatit qesharak në Villa”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Crystal Palace 0-7 Liverpool, Firmino ishte më i miri

Në lidhje me reagimin e zemëruar të Mane, Klopp shtoi: “Ai nuk ishte i zemëruar sepse Mo (Salah) hyri në lojë, por sepse ai nuk qëndroi në lojë deri pas goditjes së lirë. Ju nuk mund të bëni gjithçka, ata janë qenie njerëzore, por pas lojës ai reagoi mirë, gjithçka ishte mirë”.

“Krishtlindjet do të jenë të mira, por sezoni nuk ka mbaruar, ka disa ndeshje që do të vijnë por ne do të jemi gati”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/