Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ka ndryshuar mendim për ekipin e Manchester Cityt.
Është tekniku gjerman ai që edhe pas fitores në Ettihad Stadium e ka quajtur Cityn ekipin më të mirë në botë.
City bëri përpjekje maksimale pas një goli të hershëm të shënuar para tifozëve të vet, por një gol i Salah i dha fund shpresave të ekipit të Guardiolas.
“Vërtet mendoj se ata janë ekipi më i mirë në botë për momentin. Kjo është e vërteta, por unë e kam ditur se mund t’i mposhtim”.
10 – Liverpool have reached the semi-final stage of the European Cup/Champions League for the 10th time – the only English team to have appeared in more are Man Utd (12). Stalwarts. pic.twitter.com/gPcFhb7fWF
— OptaJoe (@OptaJoe) April 10, 2018
“Kjo nuk na bën ekip më të mirë, ky është futbolli, kjo është gjëja e mirë për këtë lojë”.
“Do të jetë e vështirë në gjysmëfinale, 100 për qind. Ne jemi tash në gjysmëfinale. Mbi të gjitha dua të kënaqem me momentin sepse ka kohë që Liverpooli s’ka qenë në gjysmëfinale”.
“Tash jemi së bashku dhe është moment mjaft i mirë ky”, deklaroi Klopp pas triumfit të madh.
/Telegrafi/