Site icon Telegrafi

Klopp me këmbë në tokë, thotë se gara për titullin e Ligës Premier është ende e hapur

Jurgen Klopp (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se gara për titull të Ligës Premier nuk ka mbaruar, pavarësisht fitores së tyre te West Ham mbrëmë (e mërkurë).

Reds arritën të fitojnë te rivali londinez me rezultat 2-0, duke quar në 19 numrin e pikëve dallim ndaj ndjekësit më të afër, Manchester Cityt.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj epërsie të madhe, Klopp mbetet me këmbë në tokë duke thënë se gara për titull nuk ka mbaruar ende.

Lexo po ashtu Liverpooli vazhdon sigurt drejt titullit, fiton edhe ndaj West Hamit

“Ne nuk ndjehemi sikur është arritur tashmë”, ka thënë fillimisht Klopp pas ndeshjes, kur u pyet për garën e titullit.

“Mund të kishim bërë shumë gjëra më mirë, por kishte vetëm një skuadër që meritonte të fitonte”.

Liverpooli nuk di për humbje këtë sezon (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Mund të kishim pasuar më mirë, të mbroheshim më mirë. Këta futbollistë luanin futboll të jashtëzakonshëm shpesh, ishte një performancë normale”.

Lexo po ashtu Klopp vendos rekord historik që klubi nuk e kishte arritur asnjëherë – mposht të gjitha skuadrat brenda një sezoni

“Asnjëherë nuk kemi pasur 100 për qind ritëm, është e vështirë të luajmë kundër një ekipi të tillë të orientuar nga mbrojtja”, përfundoi gjermani.

Liverpooli e pret të shtunën Southamptonin në shtëpi para se të marrin një pushim dimëror derisa ata të ndeshen me Norëichin më 15 shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version