Telegrafi

Klopp: Karius do të jetë titullar

Jurgen Klopp ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt me rezultat 5-1.

Me këtë rast tekniku gjerman ka konfirmuar se Loris Karius do të luajë nga minuta e parë ndaj Swanseas.

Lexo po ashtu Klopp “shan” publikisht në televizion

“Ai mund të luajë ndaj Swanseas. Tashmë kam folur me portierët, ata e dinë”, ka thënë Klopp.

Karius kishte munguar në fillimin të këtij sezoni për shkak të lëndimit. /Telegrafi/