Jurgen Klopp ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt me rezultat 5-1.
Me këtë rast tekniku gjerman ka konfirmuar se Loris Karius do të luajë nga minuta e parë ndaj Swanseas.
“Ai mund të luajë ndaj Swanseas. Tashmë kam folur me portierët, ata e dinë”, ka thënë Klopp.
Karius kishte munguar në fillimin të këtij sezoni për shkak të lëndimit. /Telegrafi/