Jurgen Klopp ka folur pas eliminimit prej Kupës së Ligës.
Liverpool ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat 1-0 kundër Southamptonit, ku kjo e fundit është kualifikuar në finale të kësaj gare.
Trajneri gjerman i The Reds ka akuzuar tërthorazi gjyqtarët se janë fajtor për eliminimin, por edhe për disa prej rezultateve negative të Liverpoolit, transmeton Telegrafi.
“Është e vështirë të luan pandërprerë çdo javë. Nuk dua të justifikojë humbjen, por ka raste kur gjyqtarët nuk kryen punën e tyre si duhet”, ka thënë ndër të tjerash gjermani.
Ndryshe, Southampton në finale do të pres fituesin mes Manchester Unitedit dhe Hull Cityt. /Telegrafi/